Byrekë të vegjël me gjizë

Përbërësit:

Për 20 byrekë: Peta të prepa në rripa me trashësi rreth 7cm, 150gr djath të bardhë, 200gr gjizë, 6 lugë gjelle qumësht, (mundësisht krem qumështi pana), 2 vezë, piper të bardhë të bluar (ose të zi), 2 lugë gjelle me gjalpë në temperaturë dhome, vaj për skuqje, 2 lugë gjelle kopër të grirë sipas dëshirës.

Përgatitja:

Në një enë plastike të madhe shtypim djathin me një pirun ose e grijmë në rende. Më pas shtojmë përbërësit e tjerë, vezët, piperin, qumështin, koprën dhe i përziejmë mirë të gjitha së bashku.

Shtojmë rripat e petëve në tavolinë dhe i lyejmë me një furçë gatim me gjalpë. Vendosim në fillim të çdo pete të prerë një e gjysmë luge gjelle me përbërësit e përgatitur më parë, dhe i mbështjellim në formë trigoni (trekëndëshi).

Pastaj vendosim vajin të tigan që të ngrohet në temperaturë jo shumë të lartë, dhe i skuqim drisa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë. Më pas i largojmë byrekët nga tigani dhe i lëmë për pak kohë në letër kuzhine, që ta lëshojnë vajin e tepërt dhe i shërbejmë të ngrohtë.

Ju bëfshin mirë !

Na bëni Subscribe në Youtube