Tortë Munchmallow

Përbërësit për petën:

8 të verdha të vezës, 2 gota sheqer, një gotë vaj, 2 gota qumësht, 2 gota miell, një pluhur për pjekurina.

Filli i bardhë:

8 të bardha të vezës, 12 lugë sheqer, një sheqer vanilje.

Për lyerje: 100gr çokollatë për zierje.

Përgatitja:

Peta: Fillimiht në një enë kuzhine shtojmë 8 të verdhat e vezës, 2 gota sheqer, një gotë vaj, 2 gota qumësht dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit me tel kuzhine ose mikser për 5 minuta deri sa të bëhet një masë homogjene. Pasi e kemi tundur masën me mikser, tek masa shtojmë 2 gota miell, një pluhur për pjekurina (pecivë) dhe e përziejmë përsëri masën me tel kuzhine për pak minuta deri sa të trete mielli dhe të bëhet një brum i trash mesatarë.

Pasi brumi për ëmbëlsirën të jetë gati e hedhim në tepsi të lyer me vaj duke e shtrirë mirë me anë të një lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë, më pas ëmbëlsirën e fusim në furrë për pjekej në temperaturë 180 gradë C për 25 minuta. Ëmbëlsirën e shikojmë vazhdimisht deri sa të piqet që të mos na digjet dhe të piqet mirë e ngadalë.

Filli i bardhë: Më pas tundim të bardhat e vezës tek të cilat shtojmë 12 lugë sheqer, një sheqer vanilje dhe vazhdojmë ti përziejmë derisa të fitojmë një masë të trashë. Më pas e nxerrim nga furra ëmbëlsirën që është duke u pjekur e lyejmë sipër me të bardhat e vezës dhe e fusim përsëri në furrë për 5 minuta.

Për lyerje: Shtojmë edhe 50gr qumësht dhe 100gr çokollatë dhe i përziejmë derisa të shkrihet në temperaturë mesatare. E lëmë të ftohet për pak minuta dhe më pas ëmbëlsira është gati për tu shërbyer. Ju bëftë mirë!