Përbërësit: Një rolladë e blerë në market, një gotë e ujit grizë, një gotë e ujit sheqer, 2 lugë të gjellës kokos, 1L qumësht, një sheqer vanilje, 2 çokollata gatimi.
Përgatitja: Fillimisht e qesim qumështin që të vlojë, më pas në një enë hedhim grizën, sheqerin dhe kokosin i përziejmë mirë dhe i kthejmë në tenxhere ku e kemi qit qumështin që të vlojë. E përziejmë vazhdimisht deri sa të trashet dhe më pas e largojmë nga zjarri.
Më pas ia hedhim sheqerin e vaniljes dhe e përziejmë mirë, nga kjo masë një pjesë e qesim në kallep ku kemi shtruar folje plastmasi si në foto. Pastaj rrolladën e qesim sipër kremit dhe prapë mbetjen tjetër të kremit ia hedhim rolladës sipër dhe e rrafshojmë mirë.
E fusim në frigorifer për 2 orë e 30 minuta, pastaj e marrim tortën dhe e rrotullojmë në tepsi ja largojmë foljen dhe sipër i hedhim çokollatë të shkrirë mbi avull me dy lugë qumësht dhe një vaj. Sipas dëshirës për dekorim mund ti vendosin banana arra apo çfarë të dëshironi. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Lumnije. Ju bëftë mirë!