Çdokush që ka vuajtur nga irritimi i mishit të thonjve apo hyrja në mish, e dinë shumë mirë se kjo nuk është aspak e këndshme. Ky lëndim mund të jetë i vogël nga pamja, por mund të shkaktojë dhimbje tmerrësisht të mëdha dhe bezdisje.
Rritja e thonjve në mish bëhet kur një thua fillon të rritet në lëkurë në formë të lakuar. Kjo lloj rritje irriton lëkurën duke shkaktuar skuqje, butësi në prekje si dhe ënjtje. Në disa raste, kjo mund të shkaktojë edhe infeksion më të madh.
Çka e shkakton rritjen e thonjve brenda lëkurës?
Mund të jetë trashëguese, ndonjë lëndim i këmbës apo këpucë të papërshtatshme që ndikojnë në rritjen e thonjve brenda lëkurës. Këto janë shumë të zakonshme dhe është vështirë për ti parandaluar. Për fat të mirë, nëse se jeni duke u ballafaquar me këtë problem, ekzistojnë preparate shtëpiake që do të lehtësojnë dhimbjen dhe sikletin tuaj. Konsultohuni me mjekun tuaj para se t’i zbatoni ndonjërën nga këto metoda dhe do të vëreni se këmbët tuaja do të kthehen shumë shpejt në normale.
Zhytni këmbët tuaja në ujë të ngrohtë dhe me kripë minerale
Kripa “Epsom” është mineral i përbërë nga magnezi dhe sulfatet. Kjo lloj kripe ndihmon në dezinfektimin e këmbëve nga bakteret dhe zbut lëkurën e irrituar. Përdorni ujë të vakët (jo shumë të nxehtë) dhe zhytni këmbët për rreth 15-20 minuta. Uji ndihmon në zbutjen e thonjve.
Përdorni ndonjë pecetë pambuku për të parandaluar presionin mes gishtit dhe thoit. Përdorni pincetë për ta kapur me delikatesë thoin dhe duke e vendosur pecetën e sterilizuar të pambuktë ndërmjet thoit dhe mishit apo lëkurës së këmbës. Vendoseni butësisht në mënyrë që thoni të mbështetet mbi pecetën. Sigurohuni që ta ndërroni pecetën rregullisht pasi ajo luan rolin e magnetit për mbledhjen e baktereve. Kjo është një zgjidhje e përkohshme dhe duhet ta bëni vetëm nëse jeni konsultuar me mjek paraprakisht.
Aplikoni krem antibiotik
Rregullisht aplikoni krem antibiotik në zonën ku duhet ta parandaloni infeksionin. Këmbët tona mund të vijnë në kontakt me shumë mikrobe, andaj edhe mbajeni të pastër këtë zone, sidomos kur lëkura juaj është e ndjeshme dhe e lënduar. Më pas, aplikoni një fashë për ta mbajtur gishtin tuaj të sterilizuar.
Gjithashtu mund të përdorni vaj nga çaji i pemës
Ky lloj vaji është një dezinfektues natyral. Përdorni vetëm disa pika në gishtin tuaj për të hequr bakteriet nga hyrja dhe irritimi i thonjve brenda lëkurës. Këto preparate shtëpiake lehtësojnë në masë të konsiderueshme shqetësimin që keni. Mos provoni ta preni thellë thuan para se të merrni ndonjë këshillë mjekësore, sepse mund të shkaktojë edhe më shumë dëme në gishtin tuaj. Konsulta mjekësore është më se e vlefshme për dhënien e metodave të sigurta për heqjen e thoit brenda lëkurës.