Përbërësit: 1 vezë, 1 filxhana i kafes turke vaj, 1 filxhan i kafes turke sheqer, 2 filxhana të kafes turke kos, 1 sheqer vanile, 1 lugë e çajit pluhur për pjekje (pecivë), 50gr kokos, miell deri sa të trashet brumi.
Përgatitja: Marrim fillimisht një enë kuzhine (plastike) dhe shtojmë të gjithë përbërësit një nga një duke i përzier me lugë ose tel kuzhine, shtojmë miellin deri sa të bëhet një brumi i butë dhe e formojmë një kulaq.
Më pas marrim një tepsi dhe e lyejmë me margarinë që të mos ngjiten gurbijat, nga brumi formojmë kulaq të vogël rrumbullak ose çfare të dëshironi dhe i rendisim një nga një në tepsi. Më pas i fusim në furrë për pjeke në 200 gradë C për 30-40 minuta. Ju bëfshin mirë!