Përbërësit për këtë ëmbëlsirë: 2 pudinga të çokollatës, 2 pudinga të vaniles, 10 lugë gjelle sheqer, keksa (Petit Beurre), 1400ml qumësht (2 herë nga 700ml për zierjen e pudingave), çokollatë për zierje.
Përgatitja: Në një tepsi katrore e vendosim një rend keksa petit beurre dhe sipër tyre vendosim 2 pudingat e çokollatës të zier me 5 lugë sheqer dhe me 700ml qumësht. Pasi e vendosim masën e pudingut të çokollatës, i përgadisim pudingat e vaniles po ashtu me 5 lugë sheqer dhe 700ml qumësht.
Pasi është ftohur pak pudingu i çokollatës, sipër vendosim pudingun e zier të vaniles dhe pasi ftohet pak e tërë ëmbëlsira sipër saj shtojmë çokollatën e grirë. Në fund këtë ëmbëlsirë e vendosim në frigorifer për disa orë, receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Irma. Ju bëftë mirë! / PERGATIT