Përbërësit: 3 vezë, 1 gotë sheqer, 1 gotë vaj, 1 gotë qumësht, 1 pluhur për pjekurina (pecivë ) 1 sheqer vanille, 1 lugë e gjysëm kakao, 2 gota e gjysëm miell.
Për fillin: 200gr çokollatë, 200gr krem qumështi hoplla.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë së pari vezët dhe sheqerin, më pas i përziejmë deri sa të trashen. Pastaj ua hedhim edhe përbërësite tjerë që i kemi cekur më lartë, 1 gotë vaj, 1 gotë qumësht, 1 pluhur për pjekurina, 1 sheqer vanille, 1 lugë e gjysëm kakao dhe krejt në fund 2 gota e gjysëm miell duke i përzier mirë të gjitha së bashku der sa të fitojmë një masë homogjene.
Pasi i kemi përzier të gjithë përbërësit mirë dhe brumi për ëmbëlsirë të jetë gati, e hedhim në tepsi të lyer dhe më pas e fusim në furrë për pjeke në temperaturë 200 gradë C për 30-40 minuta. Mos harroni ta testoni me një rrëmojce se a është pjekur mjaftueshëm, që të mos na digjet ëmbëlsira dhe më pas e largoni nga furra. Pasi ëmbëlsira të piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë me një anë.
Në fund shkrijmë 200gr çokollatë dhe 200gr krem qumështi hoplla në zjarrë të ngadalshëm, duke e përzier mirë me lugë ose me tel kuzhine dhe pasi filli të jetë gati, tortës së nxehtë i hidhet filli i nxehtë. Pasi ëmbëlsira të jetë gati e dekorojmë sipër me kokos dhe e fusim në frigorifer për ftohje për 1 orë. Një ëmbëlsirë që nuk ju merr kohë në përgatitje por bëhet dhe shumë e shijshme. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Nazife. Ju bëftë mirë!