Përbërësit:
4 vezë, 10 lugë sheqer, 50ml vaj, 50ml qumësht, 15 lugë miell, një pako pluhur për pjekje.
Për sherbetin:
10 lugë sheqer, 10 lugë ujë, 2 pako sheqer vanilje, 2 lugë kakao, 125gr margarinë.
Përgatitja:
Fillimisht vezët i rrahim me sheqer dhe më pas i shtojmë vajin, qumështin, pluhurin për pjekje dhe miellin. Më pas masën e përgatitur e hedhim në një tepsi për pjekje, e ndezim furrën që ta ngrohim paraprakisht dhe më pas e lëmë ëmbëlsirën që të piqet në 180 gradë C për 20 minuta.
Pastaj në një enë me ujë e përgatisim sherbetin i shtojmë sheqer vaniljen, kakaon dhe margarinën, më pas e lëmë që të vlojë për disa minuta që të shkrihen apo treten të gjithë përbërësit.
Pasi të jetë pjekur ëmbëlsira, e largojmë nga furra dhe ashtu të nxehtë e presim në katrorë të vegjël apo si të doni dhe menjëherë ia hedhim sipër sherbetin e nxehtë. Më pas lëreni në frigorifer rreth një orë që të ftohet, dhe ëmbëlsira është gati për tu shërbyer. Në fund nëse dëshironi mund ti hedhni kokos sipër ose arra të bluara për dekorim, një ëmbëlsirë që përgatite lehtë nuk kërkon shumë kohë në përgatitje dhe bëhet shumë e shijshme duhet ta provoni.
Ju bëftë mirë !