Lulja “Aloe vera” në Egjipt njihet si bima e jetëgjatësisë. Sigurisht që edhe ju vetë e keni kultivuar një Aloe Vera në shtëpinë tuaj për disa emergjenca të vogla si për këpucë, për ndonjë prerje apo për zjarr. Por nuk e keni ditur se ka edhe shumë përfitime të tjera për trupin dhe shëndetin tuaj, shkruan collective-evolution.
Aloe vera përmban mbi 200 minerale si: vitamina, enzima, aminoacide dhe minerale të tjera që përmbajnë lëndë ushqyese. Kjo bimë ndikon që organizmi juaj të jetë më imun ndaj viruseve të ndryshme.
Shumë shekuj më parë, njerëzit e kuptuan se kjo bimë jo vetëm që ishte e bukur për t’u parë, por ofronte edhe shumë gjëra të tjera. Xheli dhe lëngu që gjendet brenda Aloe Verës u bë një ilaç bimor shumë i njohur, i cili përdorej për të trajtuar çdo problem, prej lëkurës e deri tek problemet me tretje.
Aloe Vera njihet për vetitë shëruese që 6,000 vjet. Në Egjipt ajo njihej si “bima e pavdekësisë” dhe u dërgohej faraonëve të Egjiptit si një dhuratë tepër e çmuar. Përgjatë viteve, shumë njerëz nga zona të ndryshme të botës filluan të përdornin aloe verën, duke përfshirë indianët, kinezët, meksikanët dhe amerikanët verior.
Përfitimet e saj tashmë janë shumë të njohura dhe përgjatë viteve njerëzit e kanë përdorur për t’i shëruar plagët, rënien e flokëve, hemorroidet dhe problemet me tretje, shkruan pergatit.
Por si t’i konsumojmë të mirat e “Aloe vera”?
Aloe, mund të merret direkt nga plantacionet ose atë mund ta gjeni edhe në formë lëngu, të cilin mund ta merrni nëpër barnatore. Por nuk përjashtohet mundësia për të shtrydhur vetë këtë bimë. Këtë lëng ju mund ta përzieni me ndonjë lëng tjetër të pemëve ose thjeshtë ta pini pa e përzier. Paraprakisht sigurohuni se keni blerë lëng 100% Aloe Vera, ky lëng ka një shije të hidhur por efektet e mira të tij janë shumë të mëdha.