E njohur në zhargonin e përditshëm si një gungë në gishtin e madh të këmbës, është një nga deformimet më të zakonshme të këmbës, me përhapje prej 23- 35%.
Ndonëse trajtimet e shumta mund të lehtësojnë disi simptomat, korrigjimi i kësaj gjendjeje është i pamundur pa kryerjen e një ndërhyrjeje kirurgjikale. Përpos estetikës, operacioni sugjerohet për çdo rast që dhimbjet vazhdojnë të shtohen pavarësisht mjekimit.
Së pari: Cilat janë simptomat e këtij deformim, i cili ndryshon anatominë e këmbë?
Hallux valgus (termi mjekësor) shkakton dhimbje në brendësi të këmbës, në pjesën e shputës dhe te gishtat e vegjël. Gjithashtu sjell ndjesinë e djegies, skuqjes, enjtes dhe mpirjes.
Teksa përgjatë viteve gunga vazhdon e bëhet më e dukshme, veshja e këpucëve do t’ju shkaktojë dhimbje të padurueshme. Po kështu, gishti i madh do të devijojë duke spostuar detyrimisht gishtat e tjerë.
Së dyti: Kush janë më të prekur?
Çdokujt mund t’i shkaktohet një gungë e këtillë, por përgjithësisht gratë janë më të rrezikuara. Po kështu, njerëzit tabani i këmbës së të cilëve është i sheshtë janë akoma më të prekur nga deformimi në fjalë.
Gjithashtu njihet edhe një rast specifik në mjekësi, ku nga hallus preken edhe vajzat e moshës 10- 15 vjeçare.
Së treti: Çfarë i shkakton?
Gungat kockore vijnë si pasojë e këpucëve të papërshtatshme (tepër të ngushta), po kështu shkaktohen nga artriti ose thjesht janë të trashëguara.
Këshillë: Pavarësisht kryerjes ose jo të operacionit, e mira është të shmangni sa më shumë takat e larta. Zgjidhni një palë këpucë të arsyeshme (maksimumi 5 centimetra takë), lëkurë të butë ose atlete sportive.