ëmbëlsirë

Ëmbëlsirë e lehtë me plot shije

Përbërësit për këtë ëmbëlsirë janë: 4 vezë, 1 gotë të ujit sheqer, gjysmë gote të ujit vaj, 3 lugë gjelle kakao, 1 pluhur për pjekje, 1 sheqer vanilje, 1 gotë e gjysmë të ujit miell.

Për kremi: 1 krem shllag, 200ml hopla, 2 perforcues shllagu, 175gr krem djathë philadelfia.

Për glazurën sipër: 100gr çokollatë, 50gr margarinë.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 4 vezë, (ose direkt në mikser siç e shikoni në video). Pastaj tek vezët shtojmë një gotë të ujit sheqer, një sheqer vanilje dhe i tundim me mikser derisa të fitojmë një masë kremoze.

Pasi të fitojmë një masë kremoze, shtojmë gjysmë gote të ujit vaj, pastaj shtojmë një pluhur për pjekje të përzier me 1 gotë e gjysmë të ujit miell dhe 3 lugë gjelle kakao.

I përziejmë përsëri mirë të gjithë përbërësit me mikser derisa të fitojmë një masë homogjene, më pas masën e hedhim në tepsi të lyer me margarinë. Furrën e ngrohim paraprakisht në temperaturë 180 gradë C dhe pasi masën e kemi shtrirë mirë në tepsi e fusim në furrë dhe e lëmë derisa të piqet.

Derisa të piqet ëmbëlsira, tek mikseri hedhim një pako pluhur shllagu, 200ml hopla dhe 2 përforcues shllagu ashtu siç e shikoni në video dhe e përziejmë me mikser derisa të fitojmë një krem të trashë.

Pasi të fitojmë një krem të trash, ia hedhim dhe 175gr krem philadelfia dhe e përziejmë përsëri me mikser. Kremin më pas e hedhim në një enë dhe e lëmë të qëndrojë në frigorifer derisa të piqet pandispanja.

Pasi është pjekur pandispanjen e presim dy pjesë të barabarta e lyejmë me krem shllag petën e parë dhe petën e dytë gjithashtu, kurse sipër hedhim çokollatë të cilën e kemi shkrirë me margarinë. Ju bëftë mirë!