djegës

Çfarë i ndodh trupit nëse hani djegës vazhdimisht?

Disa ushqime janë aq djegës sa që kuzhinierët nganjëherë duhet të vendosin maska gazi gjatë gatimit, për t’i mbrojtur sytë dhe frymëmarrjen nga djegësi. Të hash djegës ka ndikim të madh në gjithë trupin. Por jo të gjithë i dinë efektet pozitive dhe negative të djegësit, prandaj ne sot vendosëm t’ju tregojmë se çfarë ndodh në trupin tonë kur hamë djegës.

Mund të humbni peshë

Të hash djegës është një mënyrë e lehtë për të djegur pak dhjam. Normalisht, asgjë nuk i zëvendëson ushtrimet dhe ushqimet e shëndetshme, por kapsinoidët që gjenden në speca djegës ndikojnë gjithashtu. Ata rrisin energjinë dhe largojnë dhjamin në trup.

Do të duroni më shumë dhimbjet

Vështirë të besohet, pasi vetë djegësi për disa njerëzve iu dhemb. Megjithatë, specialistët sugjerojnë se kapsaicini mund të targetojë një substancë të veçantë në trurin tonë e cila është përgjegjëse për ndjenjat e dhimbjes, duke e mashtruar trurin për ta injoruar dhimbjen, një bonus i mirë ky për ata që nuk i frikësohen djegësit, transmeton Pergatit.com.

Do t’ju forcohet sistemi imun

Kur hani djegës, trupi juaj pasurohet me antioksidantë. Kjo është shumë e dobishme sidomos gjatë sezonit të gripi dhe ftohjes, pasi antioksidantët na mbrojnë na bakteret të cilat sulmojnë trupat tanë. Moti veç ka filluar të ftohet, andaj gatuani diçka me spec djegës që ta mbani sistemin imun të fortë.

Ka gjasa të jetoni më gjatë

Një studim tregoi se ata të cilët kishin ngrënë djegës 6-7 ditë në javë, kishin një normë vdekshmërie 14% më të ulët. Hulumtimi analizoi adhuruesit e djegësit në mënyrë të pavarur nga faktorët e tjerë, kështu që ta dini se ushqimi djegës nuk ju ndihmon nëse ushqeheni pashëndetshëm, transmeton Pergatit.com.

Bie konsumimi i sheqerit

Më nuk është sekret se sheqeri është i keq për shëndetin, por lënia e tij është e vështirë. Ekspertët thonë se të hani djegës kohë pas kohe, mund t’ju ndihmojë të luftoni nevojën për sheqer. Është njëjtë sikur të hani diçka pasi t’i lani dhëmbët, pasi të hani diçka djegës mos hani asgjë të ëmbël.

Mund të shkaktojë reaksion alergjik

Disa njerëz thonë se përjetojnë ënjtje në fytyrë dhe kruarje në mëngjes pasi të hani djegës në darkë. Kjo mund të ndodh për shkak se specat kanë shumë gjasa të shkaktojnë alergji. Për disa njerëz, ky reaksion është thjeshtë një reagim natyral i trupit ndaj djegësit. Nëse ju ndodh, konsultohuni me mjekun.

Mund t’ju përkeqësohen problemet me stomakun

Nëse keni stomak të ndjeshëm, ngrënia e ushqimeve djegëse është ide shumë e keqe. Së pari, mund t’ju shkaktojë diarre. Arsyeja për këtë është kapsaicini, i cili ka efekte pozitive në trup, por nëse flasim në përgjithësi, është irritues për stomakun. Madje, mund të shkaktojë gastrit të përkohshëm, ose nëse tashmë keni probleme me stomak, t’ju përkeqësohen.

E rritë thartirën

Specat përmbajnë acide dhe kur konsumojmë shumë, muret e stomakut tonë fillojnë të na djegin. Ky kusht shëndetësor mund të bëhet kronik në termin afatgjatë. Kështu që, është më mirë për ju që keni probleme me stomak, të mos hani djegës. Nëse po keni probleme me thartirë, pini qumësht ose ftoheni stomakun duke ngrënë akullore.