Përbërësit për tetë persona:
Një lugë gjelle vaj ulliri, një qepë e vogël e grirë imët, 2 karota të imtësuara, 2 gjethe selino të grimcuara, 3 thelpinj hudhëre të imtësuar, 2 salsiçe italiane me zorrë të hequr (një djegës një pa djegës), 500gr mish të bluar, kripë dhe piper për shije, 2 lugë gjelle pastë domatesh,
një lugë gjelle erëza, ½ filxhan verë të kuqe, 800gr domate të grimcuara, 500ml supë viçi,
2 gjethe dafinë, një filxhan permasan (lloj djathi), ½ filxhan krem të rëndë (ajkë), 500gr makarona të gatuar sipas udhëzimeve në paketim.
Për zbukurim: Djathë të imtësuar.
Përgatitja:
- Në një tenxhere të madhe, të vendosur në temperaturë mesatare, shtoni vajin, qepët, selinon, karotat dhe përzieni derisa të zbuten për rreth 10-15 minuta.
- Më pas shtoni hudhrën dhe gatuajeni përzierjen për 2-3 minuta shtesë.
- Shtojeni mishin e bluar dhe salsiçet. Spërkatni me kripë dhe piper, dhe thyeni mishin me një lugë dhe fërgojeni derisa nuk ka më ngjyrë rozë.
- Më pas, shtoni pastën e domateve, erëzat dhe verën e kuqe. Përzieni derisa vera të jetë avulluar plotësisht.
- Tani shtoni të gjithë përbërësit e tjerë të mbetur, përveç djathit dhe kremit. Përzieni për t’u siguruar që çdo gjë është përzier mirë.
- Zieni për 30 minuta deri në 3 orë. Sa më e gjatë zierja, aq më e thellë dhe më e mirë aroma dhe shija.
- Hidheni djathin dhe kremin në përzierjen boloneze.
- Shtojeni pastën e gatuar.
- Shërbejeni me ndonjë lloj djathi, nëse dëshironi.
- Ju bëftë mirë! /pergatit.com
Për më tepër shikojeni edhe videon e modifikuar nga pergatit.com:
Makarona bolonez by pergatitcom