Ëmbëlsirë e lehtë me pudingë frutash

Përbërësit: 450ml qumësht, 5 lugë gjelle sheqer, 5 lugë gjelle nisheste, 1 sheqer vanilje, biskota katrore, 2 gota ujë, 1 gotë lëng portokalli, plus 3 lugë e gjysmë nisheste, plus 2 lugë sheqer, plus 200ml qumësht, plus 200ml ujë, 1 pako pudingë me fruta të buta, plus 2 lugë gjelle sheqer, plus 1 lugë gjelle nisheste.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 450ml qumësht, 5 lugë gjelle sheqer, 5 lugë gjelle nisheste, 1 sheqer vanilje dhe e ziejmë masën në temperaturë mesatare deri sa të trashet. Pas të bëhet një pudingë e largojmë nga zjarri, më pas marrim një tepsi në formë katrore dhe shtrojmë në të një rend biskota katrore dhe sipër biskotave shtojmë pudingun e përgatitur duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e biskotave.

Më pas sipër pudingut shtojmë dhe një rend biskota, pastaj në një enë tjetër kuzhine shtojmë 2 gota ujë, 1 gotë lëng portokalli, 3 lugë e gjysmë nisheste dhe e ziejmë këtë masë po ashtu në temperaturë mesatare deri sa të fitojmë një krem të trashë pra pudingë. Pasi zihet e largojmë nga zjarri shtojmë 2 lugë sheqer dhe e përziejmë me tel kuzhine, më pas këtë masë të kremit e vendosim sipër rendit tjetër të biskotave duke e shtrirë mirë me lugë në të gjitha anët.

Pastaj në një enë tjetër kuzhine shtojmë 200ml qumësht, 200ml ujë, 1 pako me pudingë frutash të buta, 2 lugë gjelle sheqer, 1 lugë gjelle nisheste dhe e ziejmë në temperaturë mesatare deri sa të fitojmë një krem të trashë. Pasi të zihet e largojmë nga zjarri dhe e shtojmë sipër kremit tjetër që kemi shtuar më parë duke e shtrirë mirë me lugë në të gjitha anët.

Pasi ëmbëlsira të jetë gati e lëmë të ftohet për 1 orë në temperaturë dhome, pastaj kur të jetë e gatshme e presim në copëza dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë!