Ja pse duhet të hani spinaq më shpesh

Nëse nuk e keni ditur, spinaqi ka shumë përfitime shëndetësore për ne. Më poshtë janë cekur disa prej tyre, të cilat besojmë se do t’ju bëjnë që të konsumoni më shpesh spinaq.

Menaxhon diabetin
Spinaqi përmban një antioksidant të njohur si acid alfa-lipoik, i cili i zvogëlon nivelet e glukozës dhe rrit ndjeshmërinë e insulinës.

Forcon imunitetin
Vitamina A ndihmon në luftimin e infeksioneve dhe është shumë e rëndësishme në mbrojtjen e membranave mukoze përfshirë traktin urinar, të frymëmarrjes dhe atë të zorrëve.

Parandalon astmën
Rreziqet e zhvillimit të astmës janë më të vogla në njerëzit që konsumojnë sasi të madhe të vlerave të caktuara ushqyese. Një ndër këto vlera ushqyese është edhe beta-karoteni, i cili gjendet në spinaq.

Zvogëlon shtypjen e gjakut
Për shkak të përmbajtjes së lartë të kaliumit, spinaqi rekomandohet për ata që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, pasi që i mohon efektet e sodiumit në trup. Nivelet e larta të kaliumit janë faktor i madh i rrezikshëm në zhvillimin e shtypjes së lartë të gjakut.

I shkëlqyeshëm për anemi
Hekuri mineral është veçanërisht i rëndësishëm tek gratë që janë me menstruacione, e gjithashtu edhe tek fëmijët dhe adoleshentët që janë në rritje.

Krahas mishit të kuq, spinaqi ka më pak kalori, nuk ka yndyrë dhe kolesterol, si dhe është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, i cili është komponent i hemoglobinës, që dërgon oksigjen te të gjitha qelizat e gjakut dhe nevojitet për energji të mirë.

Siguron flokë dhe lëkurë të shëndetshme
Spinaqi ka përmbajtje të lartë të vitaminës A, i cili është i domosdoshëm për prodhimin e sebumit që i mban flokët e thata.

Vitamina A gjithashtu është e nevojshme për rritjen e të gjitha indeve trupore, përfshirë lëkurën dhe flokët. /pergatit.com