Përbërësit për pjesën e parë: 7 lugë sheqer, 100ml qumësht, 300gr biskota Pettit Beurre, 4 deri në 5 banane mesatare.
Pjesa 2 (filli): 800ml qumësht, 120gr grizë ( Bollgur ), 3 të bardha të vezës, 1 çokollatë e zezë për gatim, 1 çokollatë e bardhë për gatim, 2 pako shllag çokollate pluhur (lexoni udhëzimet në paketim se sa ml qumësht duhet sepse çdo paketim është ndryshe).
Përgatitja: Fillimisht biskotat i lagim në qumësht, më pas i rendisim një nga një në tepsi, pastaj sipër bisotave shtojmë banana të prera në feta të holla ashtu siç e shikoni në video. Më pas në një enë kuzhine të cilen e vendosim në zjarr shtojmë 800ml qumësht, 7 lugë sheqer, ndërsa 3 të bardha të vezës i tundim me mikser në një enë tjetër kuzhine.
Tek të bardhat e vezëve që i kemi tundur shtojmë 120gr grizë (bollgur), 100ml qumësht dhe këtë masë e shtojmë tek qumështi që e kemi vendosur në zjarr. E ziejmë për pak minuta derisa të bëhet një krem i trashë dhe më pas e ndajmë në dy pjesë dhe e lëmë të ftohet.
Më pas shkrijmë çokollatën e bardhë dhe të zezën, duke i vendosur nëpër enë të ndara. Pastaj çokollatën e zezë e shtojmë te njëra pjesë e kremit që e kemi ndarë më parë dhe çokollatën e bardhë tek pjesa tjetër duke i përzier mirë me lugë.
Sipër biskotave dhe bananeve shtojmë kremin me çokollatë të zezë të cilin e shtrijmë mirë me lugë, pastaj vendosim sipër edhe një rend biskota të lagura në qumësht dhe përsëri banana të prepa në feta rrumbullake. Më pas sipër shtojmë kremin me çokollatë të bardhë dhe e shtrijmë mirë me lugë.
Në fund përgatisim shllagin sipas udhëzimeve që qese, më pas e lyejmë ëmbësiën sipër me të. Sipas dëshirës e dekoroni me copëza të vogla çokollate, e lini të ftohet mirë më pas e sherbeni. Ju bëftë mirë!