Përbërësit: 7-8 tranguj mesatarë, 1 litër ujë, 100gr kripë, 1 lugë gjelle sheqer, 50ml uthull.
Përgatitja: Fillimisht ju duhet një kavanoz çelqi 2.5 litra, më pas marrim trangujt dhe i presim në copza (feta mesatare jo shumë të trasha) ashtu siç e shikoni në video duke i vendosur në kavanozë. Më pas në një enë kuzhine shtojmë 1 litër ujë, 1 lugë gjelle sheqer, 100gr kripë dhe e përziejmë për pak me lugë druri.
Më pas enën e vendosim në zjarr dhe e lëmë derisa të vlojë, duke e përzier me lugë që të trete mirë kripa dhe sheqeri. Pasi të vlojë shtojmë tek ena 50ml uthull e përziejmë pak me lugë (garuzhde) dhe më pas lëngun e nxehtë me anë të një garuzhde e shtojmë ngadalë në kavanoz siç e shikoni në video.
Pastaj sipër trangujve vendosim një rrjet siç e shikoni në video dhe e mbyllim kavanozën mirë, vendoset në vend të ftohët dhe pas 5 deri 7 ditësh bëhet gati për konsumim.
Këto janë të mirat e trangujve
Janë burim i pasur i vitaminës B. Hidratojnë trupin dhe japin dozën ditore të vitaminës C, trangujt kanë 95 % ujë, që do të thotë se hidratojnë trupin dhe ndihmojnë gjatë largimit të toksinave të tepërta.
Lëkura dhe flokët po ashtu përparojnë për shkak të trangullit. Trangujt ndihmojnë në rritjen e flokëve, ndërsa po ashtu kanë efekt kundërinflamator në lëkurë. Disa përbërës të trangullit luftojnë kundër llojeve të ndryshme të kancerit, siç është kanceri i gjirit, vezorëve ose i prostatës.
Trangujt janë të mirë edhe për pastrimin në shtëpi, për shembull largojnë turbullirën apo mjegullimin nga pasqyra. Largojnë kundërmimin e pakëndshëm të gojës. Lehtësojnë dhimbjen e kokës. Ndihmojnë gjatë humbjes së peshës së tepërt trupore dhe ndihmojnë tretjen.
Shërojnë diabetin, reduktojnë kolesterolin dhe kontrollojnë tensionin e gjakut, lehtësojnë dhimbjet që shkakton artriti.