Ëmbëlsirë e lehtë vjeshte

Përbërësit: 3 vezë, 100gr sheqer, 80ml qumësht, 100ml vaj, 100ml ujë, 300gr miell, 1 pako pluhur për pjekje (pecivë), 2 molla të prera, 100gr arra, 100gr rrush i thatë, sheqer pluhur për dekorim.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë vezët, sheqerin dhe i tundim për pak minuta me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë 80ml qumësht (një gotë të çajit), 100ml vaj (një gotë të çajit), 100ml ujë dhe e tundim përsëri masën me tel kuzhine.

Më pas tek masa shtojmë 300gr miell, duke hedhur nga pak nga mielli dhe duke e përzier masën njëkohësisht deri sa të formojmë një masë homogjene. Pastaj tek masa shtojmë një pluhur për pjekje dhe e tundim edhe pak masën me tel kuzhine deri sa të tretet pluhuri për pjekje.

Pastaj shtojmë tek masa 2 molla të prera, 100gr arra, 100gr rrush të thatë dhe e përziejmë masën me anë të një luge. Më pas masën e hedhim në tepsi të lyer me vaj dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë për 30 minuta.

Ëmbëlsirën e përcjellim vazhdimisht gjatë pjekjes që të mos na digjet, pasi të piqet e largojmë nga furra. Ëmbëlsirën e presim në formën që dëshirojmë dhe sipër e dekorojmë me sheqer pluhur, një ëmbëlsirë e lehtë vjeshtore nuk kërkon shumë kohë dhe bëhet shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!