Përbërësit: 1 vezë, 1 gotë të ujit sheqer pluhur, 125gr margarinë (pak i shkrirë), gjysmë gote të çajit vaj, 2 lugë gjelle kos, 1 sheqer vanilje, miell sa të jetë e nevojshme, 1 pecivë.
Për mbushje: 100gr çokollatë gatimi të shkrirë.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë 1 vezë, 1 gotë të ujit sheqer pluhur dhe i rrahim me tel kuzhine. Më pas shtojmë gjysmë gote të çajit vaj, 125gr margarinë të jetë pak i shkrirë, 2 lugë gjelle kos, 1 sheqer vanilje, miell sa të jetë e nevojshme (aq sa të marr brumi) të bëhet një brumë i butë, një pecivë.
Brumin e përziejmë mirë me duar, e ngjeshim deri sa të bëhet një brumë i butë (nëse ngjitet për duar, shtoni ende miell). Më pas shkrijmë 100gr çokollatë gatimi, pastaj marrim brumi për biskota dhe formojmë topthi të vegjël.
Topthit i shtrijmë pak me dorë (i ngjeshim) më pas brenda shtojmë 1 lugë çokollatë të shkrirë (ose mundeni nga një copëz çokollate) dhe përsëri e formojmë një topthi ngadalë, që mos të dal çokollata jashtë brumit ashtu si bëhet përgatitja në video. Në po këtë mënyrë vazhdojmë edhe me biskotat e tjera me radhë.
Biskotat i vendosim një nga një në tepsi të lyer, por para se ti vendosim në tepsi ua bëjmë nga një vij sipër me anë të një thike ashtu siç e shihni në video. Më pas biskotat i fusim në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë C për 15 minuta. Ju bëfshin mirë!