Përbërësit për ëmbëlsirën: 100gr çokollatë kuzhine e hidhur, 4 vezë, 200gr gjalpë, 200gr sheqer
250gr miell, 1/2 qese pluhur për pjekje, 1 lugë çaji kanellë, 2-3 lugë çaji kakao, 125ml verë e kuqe.
Përgatitja: Fillimisht marrim çokollatën e hidhur dhe e grijmë me thike kuzhine ose me rende nëse ju merr më pak kohë. Më pas marrim një enë kuzhine dhe ndajmë të verdhat e vezës nga të bardhat, të bardhën e vezës e përziejmë me mikser mirë derisa të bëhet një masë homogjene dhe më pas futet në frigorifer.
Në një enë tjetër kuzhine hedhim 200gr gjalpë (margarinë), 200gr sheqer dhe bashkë me sheqerin tunden mirë me mikser. Pastaj shtohen të verdhat e vezëve, duke e përzier mirë masën shtojmë të verdhat e vezës njëra pas tjetrës, e përziejmë aq gjatë sa që kur hidhet veza tjetër mos të mbetën gjurmë të vezës së parë.
Më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë miellin, çokollatën e grirë, kakaon, kanellën dhe pluhuri për pjekje. Përzihen mirë së bashku dhe shtohen tek masa me gjalpë vezë dhe sheqer duke e përzier njëkohësisht shtojmë tek masa edhe verën e kuqe.
Pastaj e bardha e vezës hiqet nga frigoriferi dhe 1/3 i shtohet brumit, duke e përzier me mikser kurse pjesa tjetër kur të hidhet përzihet ngadalë me lugë.
Brumi i përgatitur hidhet në tepsi të lyer me yndyrë duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsis, më pas e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 50 minuta. Duhet ta provoni ka një shije fantastike. Ju bëftë mirë!