Peshk me perime në furrë

Përbërësit për 4 persona: 200gr kërpudha shampinjon, 1 filxhan oriz, 3 thelpijn hudhre, 1 spec i gjelbër, 1 kungulleshk, 2 qepë, 1 domate, 1 patate, piper i kuq, gjethe dafine, mëlmesa peshku, kripë dhe piper i zi, magdanoz, peshk.

Përgatitja: Fillimisht pastrojen qepën dhe grijeni me thikë apo në rende, më pas hidheni në tigan me vaj dhe fërgojeni për pak minuta. Më pas tek qepa shtoni specin e prerë, kungulleshkën, pataten e prerë në kubikë dhe pak hudhër. Fërgoni mirë të gjitha duke i përzier vazhdimisht me lugë.

Pasi të jenë fërguar mirë perimet, shtoni orizin e shpëlarë më pas shtoni mëlmesat dhe vazhdojeni zierjen edhe për pak kohë, duke u kujdesur që tavës t’i shtoni pak ujë. Pas kësaj, tavën largojeni nga zjarri.

Peshkun e pastruar kriposeni dhe mbusheni me thelpinj hudhre e mëlmesa peshku. Peshkun e përgatitur kështu shtojeni tek tava me perime e oriz. Sipër tavës vendosini copat e domates të prera në rrathë.

Më pas hidhini edhe pak vaj dhe tavën e përgatitur kështu piqeni në furrën e parangrohur në 220 gradë për 45-50 minuta. Pasi dreka të jetë gati, largojeni nga furra dhe lëreni për pak minuta që të ftohet më pas shërbejeni në pjata.

Bëhet një drekë shumë e shijshme dhe përgatitet shumë shpejtë. Ju bëftë mirë!