Kek me çokollatë dhe banane

Përbërësit: 5 vezë, 200gr miell, 150gr sheqer, 200gr çokollatë gatimi, 2 banane, 100gr rush i thatë, 1 pluhur për pjekje, 200gr gjalpë.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine hidhni 5 vezë, 150gr sheqer dhe përzjeni mirë me mikser apo tel kuzhine deri sa të shkrihet mirë sheqeri. Më pas marrim 200gr çokollatë gatimi dhe e shkrijmë në një tigan në temperaturë mesatare duke i shtuar 200gr gjalpë.

Pasi çokollata të shkrihet shtojeni tek vezët me sheqerin që i kemi përzier më parë dhe përzijeni masën përsëri mirë me mikser. Më pas në një enë kuzhine shtojmë 200gr miell dhe e përziejmë me një pluhur për pjekje, pastaj tek mielli shtojmë edhe 100gr rrush të thatë dhe 2 banane të prera.

Përzijeni masën mirë me tel kuzhine apo mikser deri sa të fitojmë një masë homogjene nga brumi, pastaj brumin e fituar hidheni në tepsi të lyer me vaj dhe të spërkatur me pak miell duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsis. Më pas piqen për 60 minuta në furrën e parangrohur në 180-190 gradë. Bëhet një kek shumë i shijshëm dhe përgatitet shpejtë. Ju bëftë mirë!