Ëmbëlsirë e shijshme pa pjekje

Përbërësit: 1 litër qumësht, 3 pudingë vanilje, 4 lugë sheqer, 250gr gjalpë (margarinë), 100gr sheqer pluhur, 200ml krem pana, 300gr biskota jaffa, 200gr biskota të thata, 200gr mjedra.

Për lyerje: 300ml krem hopla.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine (tenxhere), shtojmë 1 litër qumësht, 3 pudingë vanilje, 4 lugë sheqer dhe e përziejmë masën deri sa të bëhet një krem i trashë për disa minuta. Pasi kremi me pudingë vanilje të jetë gati, e largojmë nga zjarri dhe e lëmë me një anë që të ftohet.

Pastaj marrim një enë tjetër kuzhine dhe shtojmë 250gr gjalpë, 100gr sheqer pluhur dhe i përziejmë me mikser më pas masën e pudingut e shtojmë tek kjo masë dhe e përziejmë përsëri me mikser. Pastaj në një enjë tjetër shtojmë 200ml krem pana, e përziejmë me mikser pastaj e shtojmë tek masa me pudingë, margarinë dhe sheqer pluhur.

Më pas kremi e ndajmë në dy pjesë të barabarta në enë kuzhine, tek njëra masë e kremit shtojmë 300gr biskota jaffa e përziejmë masën mirë dhe e vendosim në tepsi në formë rrumbullake që i largohet rrethit ashtu siç e shihni në video. Masën e shtrijmë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë.

Pastaj tek masa tjetër e kremit shtojmë 200gr biskota të thata të grimcuara, e përziejmë masën mirë me lugë dhe më pas sipër pjesës së parë të kremit që e kemi vendosur në tepsi shtojmë 200gr mjedra dhe më pas sipër mjedrave e hedhim pjesën tjetër të kremit me biskota të thata.

E shtrijmë masën mirë në tepsi më pas ëmbëlsirën e fusim në frigorifer të ftohet për 2 orë. Pasi të ketë qëndruar ëmbëlsira në frigorifer për 2 orë, e largojmë dhe përgatisim 300ml krem pana duke e përzier me mikser dhe më pas e dekorojmë ëmbëlsirën sipër me kremin pana, mjedra dhe çokollatë të grimcuar. Ju bëftë mirë!