Ëmbëlsirë e shpejtë me biskota për 10 minuta

Përbërësit: 1 litër qumësht të vluar, 2 pudinga vanilje, 6 lugë sheqer, 12 lugë qumësht (për tretjen e pudingave), 400gr biskota me kakao.

Për dekorim: 200ml hoplla, biskota me kakao të grimcuara.

Përgatitja: Fillimisht marrim një tengjere, shtojmë 1 litër qumësht dhe e lëmë të vlojë. Nga qumështin që vlonë ndajmë 12 lugë për tretjen e pudingave. Pudingat i hedhim në një enë kuzhine, u shtojmë 12 lugë qumësht, 6 lugë sheqer dhe i përziejmë mirë deri sa të treten.

Më pas pudingat e tretur i shtojmë tek qumështin që vlonë dhe i përziejmë mirë deri sa të fromojmë një masë të trashë. Në ndërkohë marrim keksat, shtrojmë nga 3 keksa me rend sipër njëri tjetri, përsëriten gjashtë shtresa duke i lyer me puding vanilje.

Kurse më pas shtojmë nga dy keksa të bashkuar me puding vanilje anash rendit me keksat të përgatitur më herët, duke renditur pesë rende nga dy keksa të bashkuar ashtu si në video.

Krejt në fund marrim kremin hoplla, e tundim mirë me misker më pas i lyejmë keksat sipër me të. Gjithashtu në fund fare për dekorim ëmbëlsirës i hidhni sipër keksa të grimucar. Ju bëftë mirë!