Omlet me spinaq

Përbërësit: 500gr spinaq 3 vezë, 1 gjysmë qepe, kripë, piper i zi, specë djegës i bluar, 2 lugë gjelle qumësht, vaj ulliri.

Përgatitja: Fillimisht marrim një tigan, e vendosim në zjarr dhe më pas në të shtojmë vaj ulliri, një gjymsë qepe të prerë në rrathë. Më pas sipër qepëve shtojmë pak kripë, pastaj në një temperaturë të lartë duke i përzier vazhdimisht i lëmë të fërgohen mirë deri sa të zbuten dhe të skuqen pak.

Më pas tek qepët shtojmë spinaqin të cilin e kemi pastruar paraprakisht, sipër tiganit vendosim kapakun dhe e lëmë për pak minuta të fërgohet dhe të zbutet spinaqi me qepët më pas e përziejmë. Pasi spinaqi është zbutur e përziejmë mirë deri sa të mos lëshoj më lëng duke e ulur nxehtësin në temperaturë mesatare.

Pastaj në një enë kuzhine shtojmë 3 vezë një nga një, shtojmë dhe pak kripë dhe pak piper të zi sipas shijes. Më pas tek vezët shtojmë 2 lugë qumësht dhe i përziejmë vezët mirë me anë të një piruni ose me tel kuzhine. Pastaj sipër spinaqit shtojmë vezët të cilat i kemi përzier mirë, tiganit i vendosim sipër kapakun dhe e lëmë për pak minuta që të fërgohen vezët me spinaqin.

Gjatë kohës që fërgohen vezët me spinaqin e përziejmë pak me lugë dhe pasi të jetë gati e largojmë nga zjarri. E shërbeni në pjatë ashtu të nxehtë ose e lini të ftohet sipas dëshirës. Përgatitet shpejtë dhe bëhet shumë i shijshëm, pasi që spinaqi i jep një shije të mrekullueshme. Ju bëftë mirë!