Ëmbëlsirë e lehtë dhe e shijshme

Përbërësit:

2 vezë, 2 gota të çajit vaj, 2 gota të çajit qumësht, 15 lugë sheqer, 18 lugë miell, një pluhur për fryerje (pecivë).

Për glazuren:

15 lugë qumësht, 12 lugë sheqer, 2 lugë kakao.

Përgatitja:

Fillimisht përzihen vezët, sheqeri, qumështi dhe vaji mirë me tel të dorës, më pas u hidhen përbërësit e tjerë ngadalë, 15 lugë sheqer, 18 lugë miell dhe një pluhur për fryerje (pecivë). Të gjitha përzihen mirë e mirë mandej pasi brumi të jetë gati e hedhim  në tepsi të lyer.

Më pas e shtrojmë mirë brumi në tepsi dhe pastaj e pjekim në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë C. Në ndërkohë e përgatisim glazurën hedhim në një enë 15 lugë qumësht, 12 lugë sheqer dhe 2 lugë kakao i vendosim të vlojnë (zihen) së bashku dhe ëmbëlsirës së nxehtë i hidhet glazura e nxehtë. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Nazife. Ju bëftë mirë!