Përbërësit: 2 vezë, 200ml vaj, 200gr kos, 1 lugë e mesme kripë, 2 gota e gjysmë miell misri, 1 pluhur për pjekje, 150gr djathë, susam.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 2 vezë, më pas tek vezët shtojmë 200ml vaj, 200gr kos, 1 lugë të mesme kripë dhe e përziejmë masën mirë me tel kuzhine deri sa të përzihen mirë të gjithë përbërësit. Pasi e kemi përzier masën me tel kuzhine, tek masa shtojmë 2 gota e gjysmë miell misri, 1 pluhur për pjekje dhe e përziejmë masën përsëri mirë me tel kuzhine deri sa të tretet mielli.
Pasi e kemi përzier masën me tel kuzhine, tek masa shtojmë 150gr djathë dhe përsëri e përziejmë mirë me tel kuzhine deri sa të tretet djathi. E përziejmë mirë masën me tel kuzhine deri sa të fitojmë një masë homogjene, sipas dëshirës apo shijes mund ti shtoni në brumë edhe spinaq pasi spinaqi i jep një shije edhe më të mirë.
Pasi masa të jetë gati, marrim një tepsi në formë katrore e lyejmë me vaj dhe e spërkasim me miell që të mos na ngjitet krelona. Më pas e hedhim brumi në tepsi dhe shtrijmë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë, sipër i hedhim susam më pas e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë C për 25 minuta. Pasi të piqet e largojmë nga furra, e presim në copëza katrore dhe e shërbejmë bëhet një krelanë e butë dhe shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!