Tortë me lëng limoni

E lehtë, e shpejtë dhe tejet e shijshme, provojeni këtë tortë të mrekullueshme dhe freskuese.

Përbërësit: 110gr gjalpë, 170gr miell, 4 lugë gjelle qumësht, 170gr sheqer, 2 vezë, 1 lëvore limoni e grirë, 4 lugë gjelle limon, 3 lugë gjelle sheqer pluhur.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtoni 110gr gjalpë, 170gr miell, 4 lugë gjelle qumësht, 2 vezë, 1 lëvore të grirë në rende dhe përzieni masën mirë me tel kuzhine ose mikser deri sa të krijohet një masë homogjene dhe pasi masa të jetë gati hidheni në tepsi të lyer me gjalpë (tepsia duhet të jetë 23x13x7cm).

Shtrijeni masën mirë në tepsi me anë të një luge dhe më pas futeni në furrën e parangrohur dhe piqeni në temperaturë 180 gradë C për 40-50 minuta. Ëmbëlsirën e shikoni vazhdimisht që të mos na digjen dhe e testoni me një shkop apo thikë se a është pjekur mjaftueshëm.

Më pas në një enë tjetër kuzhine shtoni 4 lugë gjelle limon, 3 lugë gjelle sheqer pluhur dhe ngroheni në mikrovalë për 45 sekonda. Pasi e kemi larguar ëmbëlsirën nga furra, sa është ende e ngrohtë hidhjani sipër lëngun e limonit. Bëhet një ëmbëlsirë me shije fantastike dhe përgatitet shumë shpejtë. Ju bëftë mirë!