Ëmbëlsira e cila përgatitet shumë shpejtë dhe nuk ka nevojë të piqet, gjithashtu është ideale për të gjitha rastet. Është e mrekullueshme për të gjithë ata që pëlqejnë përbërjen e butë dhe kremoze. Mund të përgatitet edhe në variantin me fruta por edhe me çokollatë.
Përbërësit: 500gr krem pluhur (shllag), 6dcl ujë mineral nga frigoriferi, 300gr biskota të bluara,
300gr fruta ose krem banana, 1 qese kapuçino vanilje ose 3 lugë eurokrem (nutella), 200gr krem pluhur, 5dcl ujë mineral.
Përgatitja: Fillimisht merrni një enë kuzhine, shtoni 500gr krem pluhur dhe përzieni me ujë mineral të ftohtë më pas ndajeni në tri pjesë. Në pjesën e parë hidhni biskotat e bluara, përzieni mirë deri sa të bëhet një masë homogjene dhe këtë masë vëjeni në një enë apo tepsi deri sa të marrë formën e pandispanjës.
Në pjesën e dytë shtoni frutat sipas dëshirës ose krem banana, më pas këtë përzierje hidheni mbi pandispanjën të cilën e kemi përgatitur më parë me biskota të bluara. Në pjesën e tretë shtoni ose kapuçinon ose nutellën dhe hidheni mbi pjesën paraprake pra në masën që e kemi përgatitur me fruta ose krem banana.
Më pas përzieni 200gr krem pluhur me 1.5dcl ujë mineral dhe mbulojeni tërë ëmbëlsirën me këtë masë. Lëreni tortën të ftohet në frigorifer dhe shërbejeni më pas, sipër mund ta dekoroni me kokos sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!