Hunda të rri e bllokuar shumicën e kohës? Ato sekrecionet nazale me të vërtet që nuk durohen. Edhe pse tani në dimër situata është më e acaruar, faji nuk është gjithmonë i të ftohtit. Kjo gjendje jo fort e këndshme mund të shkaktohet nga shkaqe të shumta. Nuk është diçka serioze, ama është e bezdisshme.
Nuk mund të merrni frymë lirisht, ju janë bllokuar hundët dhe ndiheni shumë keq. Duket sikur jeni ftohur, apo jo? Mund të jetë ftohja, ashtu siç nuk përjashtohet as mundësia që mund të jetë infeksion i sinusit. Infeksionet e sinusit mund të jenë të fshehta, prandaj njerëzit priren t’i ngatërrojnë ato me ftohjen ose sëmundje të tjera. Pjesë e këtij problemi është se jo të gjithë i dinë shenjat paralajmëruese të infeksionit të sinusit. Sinusiti është pezmatimi i zgavrave të brendshme të hundës. Infeksioni i sinusit shfaqet kur një virus, bakter ose myk rrethon veshjen e brendshme të një ose më shumë sinuseve.
Një tjetër arsye përse pacientët shpesh e ngatërrojnë infeksionin e sinusit për ftohje është sepse infeksioni i sinusit shfaqet shpesh pas ftohjes. Kjo sepse këto veshje të brendshme të sinuseve janë më të ndjeshme ndaj infeksionit pas një ftohje. Ndërkohë që ftohja mund të zgjasë vetëm pak ditë, infeksionet e sinusit mund të zgjasin edhe më shumë se 10 ditë. Infeksionet e sinusit janë ose akute (zgjasin rreth 4 javë), subakute (4 deri në 12 javë) ose kronike (12 javë ose më shumë). Infeksioni kronik mund të zhvillohet nëse lihen pa trajtuar infeksioni akut ose subakut.
Në shumicën e rasteve bllokimi ndodh kur mukoza e hundës fryhet duke parandaluar frymëmarrjen e natyrshme. Por përpos shkaqeve fiziologjike, ka edhe shkaqe të jashtme si mungesa e gjumit, lodhja dhe nervoziteti. Për më tepër, frymëmarrja përmes gojës mund të shkaktojë thatësi, acarim të fytit dhe kollitje, sepse ajri i filtruar mbart pluhur dhe agjentë infektiv. Simptomat e kësaj gjendjeje: Simptomat e bezdisshme janë rrufë, teshtitje të vazhdueshme, acarim dhe skuqje rreth hundës si dhe një ndjenjë të nuhatjes së reduktuar.
Hundë të bllokuara ose kongjestion
Infeksionet e sinusit shkaktojnë një grumbullim të mukusit në hundë dhe sinuse. Prandaj mund të keni edhe rrjedhje nga hundët ose duhet t’i shfryni më shpesh. Hundët gjithashtu mbushen me qelb ngjyrë.
Masat e thjeshta kundër hundës së mbingarkuar
Sigurisht, në varësi të shkakut të hundës së mbingarkuar, mund të gjendet një zgjidhje. Ka mjete të zakonshme që mund të ndihmojnë në pastrimin e hundës dhe të lejojnë të marrësh frymë më mirë. Ndërkohë, përpiqu të qëndrosh në mjedis të lagësht, qoftë në shtëpi apo në punë. Fli me jastëk të lartë, ose me dy. Dushi i nxehtë ndihmon në pastrimin e hundës dhe zbutjen e mukozave. Mos harro gjithashtu (se ndoshta të duket e parëndësishme) është thelbësore të pish shumë ujë për të mbajtur të gjithë hundën të hidratuar. Së fundmi ke ilaçin klasik, supa e gjyshes. Po e bëri edhe pak pikante, akoma më mirë. Do të ta lehtësojë frymëmarrjen.
Erë e keqe nga goja
Duke qenë se janë bllokuar hundët, mund të merrni frymë nëpërmjet gojës, duke shkaktuar kështu tharje dhe zhvillim të erës së keqe të gojës. Kjo e fundit shkaktohet edhe pak shkak të kalimit të mukusit nga hundët në pjesën e pasme të fytit.