Nëse ju dhemb shpesh koka, hani këto

Shumica prej nesh mendojmë se këto simptoma janë si rezultat i punës së madhe që e bëjmë. Por ato mund të shkaktohen edhe nga nivele të ulëta të magnezit dhe vitaminës K në trupin tuaj.

Ne sot do t’jua japim të gjitha faktet që duhet t’i dini për këto mikroelemente, kështu që vetëm vazhdojeni leximin më poshtë.

Magnezi

Përfitimet: Magnezi është i përfshirë në të paktën 300 përbërës të ndryshëm në trupin tonë. Ai ndihmon konvertimin e ushqimit në energji dhe krijon proteina të reja nga aminoacidet. Kjo është arsyeja pse ai përdoret për të hequr ankthin dhe stresin.

Magnezi mund të parandalojë dhimbjet e shpeshta të kokës dhe madje të trajtojë edhe migrenën. Mungesa e tij ulë nivelet e serotoninit, bën që enët e gjakut të ngushtohen dhe prekë funksionimin e neurotransmetuesit. Nivelet e ulëta të magnezit mund të çojnë në depresion dhe pagjumësi.

Burimet nga ku mund ta merrni magnezin janë: Spinaqi, arrat, lajthitë, orizi i kafët, buka, peshku, mishi, avokado, vitamina K.

Përfitimet: Vitamina K sintetizon proteinat të cilat janë thelbësore për mpiksjen e gjakut dhe parandalimin e gjakderdhjes. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë mavijosje dhe gjakderdhje.

Përfitime të tjera nga vitamina K që janë propozuar por që nuk janë të dëshmuara plotësisht shkencërisht janë edhe mbrojtja nga gëlqerëzimi artereve, nga sëmundja e Alzheimerit dhe kanceri i prostatës.

Kjo vitaminë, në bashkëpunim me vitaminën D, bën që kalciumi të shkojë në eshtra dhe t’i forcojë ata. Nivelet e ulëta të vitaminës K mund të çojnë në rrezik nga frakturat.

Burimet nga ku mund ta merrni këtë vitaminë: Bimët si basili, trumza, majdanozi, koriandra, borziloku, perimet me gjethe të gjelbra si lakra jeshile, zarzavatet mustardë dhe zarzavatet tjera, sallatat e gjelbra si qepët e pranverës, marulla, lakërishtet e tjera, marulla e kuqe, selino, perimet si brokoli, lakra savoy dhe lulelakra, erëzat djegës si piperi, piperi i kuq dhe kërri.