Përbërësit për petën: 2 vezë, 150gr sheqer, gjysmë luge sheqer vanilje, 100ml vaj, 100ml ujë të gazuar, 200gr miell, gjysmë pako pluhur për pjekje (pecivë).
Për kremin: 200ml hoplla, 1 pako krem shllag pana, 500gr mascarpone, 200ml qumësht të kondensuar, gjysmë luge sheqer vanilje, 2 lugë të gjellës nutella, 6 çokollata Kinder Bueno të copëtuara.
Përgatitja: Në një enë kuzhine shtojmë vezët, sheqerin dhe i përziejmë mirë me tel kuzhine. Më pas tek kjo masë shtojmë sheqer vaniljen, vajin, ujin e gazuar dhe në fund miellin së bashku me pluhurin për pjekje. Pasi masa të jetë gati e shtrojmë në tepsi të lyer me margarinë dhe më pas e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 170 gradë C për 15-20 minuta.
Derisa ëmbëlsira të piqet përgatisim kremin, fillimisht në një enë kuzhine hedhim 200ml hoplla të ëmbël për ëmbëlsira dhe 1 pako krem shllag pana si përforcues të kremit. Këtë masë e përziejmë mirë me mikser më pas e lëmë të qëndrojë në frigorifer.
Pastaj në një enë tjetër kuzhine shtojmë 500gr mascarpone, 200ml qumësht të kondensuar, gjysmë luge sheqer vanilje, 2 lugë të gjellës nutella. Të gjitha këto i përziejmë mirë me mikser (përveç kinder bueno-t), pastaj marrim kremi që e kemi përgatitur më parë nga frigoriferi dhe e shtojmë tek kjo masë duke e përzier ngadalë me lugë.
Pasi ëmbëlsira të piqet e lyeni sipër me kremi e përgatitur dhe në fund e dekoroni me copëzat e çokollatës Kinder Bueno dhe çokollatë të shkrirë. Receta u mor nga Manika të Kuzhinës. Ju bëftë mirë!