Kube çokollate me banane

Për koren: 200gr biskota, 150gr margarinë.

Për mbshjen e parë: 7.5 decilitra qumësht, 70gr niseshte, 6 lugë sheqer, 100gr çokollatë e zezë, 2 lugë kakao.

Për mbushjen e dytë: 7.5 decilitra qumësht, 70gr niseshte, 6 lugë sheqer, 100gr çokollatë e bardhë.

Fruta: 4 banane, 100gr çokollatë e bardhë, 30gr margarinë.

Përgatitja: Pёr koren pёrzihen biskotat e bluara me margarinёn e zbutur, pёrzierja vendoset nё pjesёn e poshtme tё tavёs drejtkёndore.

Pёr mbushjёn e parё ndahet pak qumёsht dhe pёrzihet niseshtja, pjesa tjetёr e qumёshtit me sheqerin vihet tё vlojё pastaj shtohet niseshtja e tundur, kakao dhe çokollata.

Pёrzihen nё temperaturё tё moderuar derisa tё trashet dhe pёrzihet mirё, mbushja menjёherё derdhet mbi koren e biskotave.

Pёr mbushjёn e dytё, gjithashtu pёrzihet niseshtja nё pak qumёsht dhe shtohet nё qumёshtin qё vlon me sheqerin, pastaj shtohet çokollata e bardhё e thyer nё copa.

Pёrzihet nё temperaturё tё moderuara derisa tё trashёt dhe tё pёrzihet mirё. Sё pari radhiten bananet tё prera nё feta pёr sё gjati, dhe mbi bananet derdhet mbushja e dytё.

Pёrgatitet glazura nga çokollata dhe margarina dhe derdhet mbi tortё, pasi torta tё forcohet mirë prite nё kube dhe shёrbehet. Ju bëftë mirë!