Përbërësit: 6 të bardha të vezës, 130gr arra të bluara, 100gr sheqer, 1 qese sheqer vanilje, ½ qese pluhur për pjekje, 2 lugë miell. Filli: 6 të verdha të vezës, 150gr sheqer, 400ml qumësht, 2 lugë nisheste, një qese pudingë vanilje, 200gr margarinë.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 6 të bardha e vezës, më pas tek vezët shtojmë 100gr sheqer dhe tunden me sheqer derisa të fitohet një shkumë e fortë. Pasi i kemi përzier mirë vezët me sheqerin në një enë tjetër kuzhine shtojmë 2 lugë miell, ½ qese pluhur për pjekje, 1 qese sheqer vanilje dhe i përziejmë mirë të gjitha së bashku.
Më pas tek të bardhat e vezës që i kemi përzier së bashku me sheqerin shtojmë arrat e bluara dhe i përziejmë mirë ngadalë me shkumën e fituar nga vezët. Pasi kjo masë të jetë gati, atëherë e hedhim në tepsi katrore 30×35 dhe piqet në temperaturë 180 gradë C derisa të skuqet.
Në ndërkohë zihet kremi me 6 të verdhat e vezës të cilat përzihen me sheqer dhe tunden derisa të zbardhet ngjyra. Marrim 2 lugë nisheste dhe një qese pluhur pudingë vanilje dhe pasi të përzihen bashkë hidhen në qumësht të ftohët dhe fillon zierja duke i përzier vazhdimisht me telin kuzhine që të mos krijohen kokrra derisa të trashet masa dhe në fund i hedhim margarinë dhe përzihet akoma derisa të shkrihet.
Largohet nga zjarri dhe masa e pjekur me të bardha të vezës ndahet në tri shtresa dhe renditen një shtresë nga brumi dhe një shtresë me fill. Në fund zbukurojeni me çokollatë për zierje, bëhet një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe përgatitet lehtë. Ju bëftë mirë!