Përbërësit: 150ml qumësht, 1 shllag krem vanilje, plus 150ml qumësht, 1 shllag krem çokollate, biskota me kakao dhe biskota pa kakao, 100ml qumësht të tjerë, 100gr çokollatë gatimi.
Përgatitja: Marrim fillimisht një enë kuzhine dhe shtojmë 150ml qumësht, në të më pas shtojmë 1 shllag krem vanilje dhe e tundim me mikser deri sa të trashet. Më pas në një enë tjetër shtojmë 150ml qumësht të tjerë, shtojmë 1 shllag krem çokollate dhe e tundim me mikser deri sa të trashet.
Më pas marrim një tepsi për ëmbëlsira ose ku do që dëshironi ta vendosni ëmbëlsirën, në një enë shtojmë pak qumësht dhe i lagim boskotat një nga një. Shtojmë së pari një rend nga keksat me kako duke i lagur fillimisht në qumësht, më pas i lyejmë sipër nga masa me shllag krem vanilje.
Pastaj sipër kremit vanilje, shtojmë një rend keksa pa kakao duke i lagur një nga një në qumësht më pas sipër i lyejmë nga masa me shllag krem çokollate. Më pas sipër kremit shtojmë përsëri një rend me keksa pa kakao dhe i lyejmë sipër me të gjithë masën e mbetur nga krem shllagu me vanilje.
Më pas shtojmë dhe një rend kesa pa kakao dhe sipër i lyejmë me të gjithë masën e mbetur nga krem shllagu me çokollatë. Krejt në fund shtojmë dhe një rend keksa me kakao, sipër e lyejmë ëmbëlsirën me 100gr çokollatë të shkrirë me 100ml qumësht. Sipër mund ta dekoroni sipas dëshirës ose me copëza keku të gatshëm si në video.
Ju bëftë mirë!