Ëmbëlsirë për dy minuta, që shërbehet me kafe

Përbërësit: 50ml qumësht, 100gr çokollatë, 1 pako biskota me marmelatë, (shtrudle), 1 pako kokos.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine (tigan) shtojmë 50ml qumësht, pastaj tek qumështi shtojmë 100gr çokollatë dhe e përziejmë deri sa të shkrihet çokollata. Pasi të jetë shkrirë çokollata, marrim një pako me biskota me marmelatë (shtrudle) ashtu si në video.

Më pas marrim një biskotë e zhysim në çokollatë, duke e rrotulluar me lugë nga të gjitha anët. Pastaj në një enë shtojmë një pako kokos, më pas biskotën e zhytur më parë në çokollatë e zhysim në kokos duke e rrotullar edhe në kokos nga të gjitha anët me ndihmën e një luge.

Pastaj marrim përsëri edhe një biskotë tjetër, e zhysim në çokollatën e shkrirë dhe e rrotullojmë nga të gjitha anët me ndihmën e një luge deri sa të mbështillet mirë me çokollatë. Pastaj pasi e kemi zhytur në çokollatë e zhysim edhe në kokos dhe e rrotullojmë nga të gjitha anët me ndihmën e një luge, deri sa të mbështillet mirë me kokos dhe kështu vazhdojmë edhe me biskotat tjera me radhë.

Pasi i kemi zhytur të gjitha biskotat në çokollatë dhe kokos, i fusim në frigorifer për 1 orë. Pasi të kenë qëndruar në frigorifer, i largojmë dhe i shërbejmë me një kafe. Këto ëmbëlsira të vogla dhe të lezetshme nuk kërkojnë shumë kohë, janë shumë të shijshme dhe mund ti befasoni mysafiret tuaj me një kafe dhe këto ëmbëlsira të shijshme.

Ju bëfshin mirë!