Përbërësit: 300gr biskota të bluara (çfarë do që keni dëshirë), 200ml lëng portokalli, 125gr gjalpë i shkrirë, 200gr sheqer pluhur, 150gr arra, 150ml qumësht, 1 shllag krem vanilje, 200gr biskota jaffa, 200gr krem banane.
Për dekorim: 50gr çokollatë, 50ml qumësht.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 300gr biskota të bluara, më pas shtojmë 200ml lëng portokalli, 125gr gjalpë të shkrirë, 200gr sheqer pluhur dhe i përziejmë mirë me lugë deri sa të bashkohen pak përbërësit më pas shtojmë 150gr arra të grimcuara.
I përziejmë prapë me lugë deri sa të bashkohen edhe arrat me përbërësit e tjerë dhe e lëmë enën me një anë, më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë 150ml qumësht, 1 shllag krem vanilje dhe e përziejmë me mikser për disa minuta deri sa të fitojmë një krem të trashë.
Pasi e kemi përzier kremin me mikser, tek kremi shtojmë 200gr biskota jaffa të grimcuara, 200gr krem banane të grimcuara dhe i përziejmë mirë me lugë deri sa të bashkohen me krem shllagun vanilje. Më pas marrim një enë të thellë kuzhine në formë trekëndëshe siç e shihni në video dhe shtojmë sipër qese kuzhine.
Më pas tek ena shtojmë masën e përgatitur me krem shllag vanilje, biskota jaffa të grimcuara, krem banane të grimcuara dhe e shtrijmë mirë me lugë. Pastaj sipër kremit shtojmë masën e përgatitur më parë me biskota dhe përbërësit e tjerë, duke e shtrirë edhe këtë masë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e enës.
Më pas e mbulojmë enën me qese kuzhine që ia kemi vendosur më herët, më pas e lëmë të qëndrojë në frigorifer për 3 orë. Pasi të ketë qëndruar në frigorifer për 3 orë, e largojmë dhe e vendosim në një enë tjetër apo tepsi duke e rrotulluar si në video dhe më pas ia largojmë qesen e kuzhines.
Në fund marrim 50gr çokollatë të zezë dhe e shkrijmë në temperaturë mesatare me 50ml qumësht, më pas çokollatën e shkrirë ja hedhim sipër ëmbëlsirës për dekorim, mund ta dekoroni edhe me fruta të thatë sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!