Ëmbëlsirë me biskota oreo

Përbërësit: 200gr biskota oreo, 50gr margarinë (gjalpë), 230gr çokollatë kuzhine.

Për fillin: 400gr djathë mascarpone, 120gr sheqer, 200ml halta e ëmbël, krem nga biskotat oreo.

Përgatitja: Fillimisht marrim 200gr biskota oreo dhe i ndajmë pjesët që janë të bashkuara nga kremi i bardhë, kremi që ua largojmë biskotave e ruajm në një enë kuzhine, më pas biskotat i vendosim në blender dhe i bluajmë deri sa të bëhet imët. Më pas biskotat e bluara i vendosim në një enë kuzhine dhe tek biskotat shtojmë 50gr margarinë të shkrirë, i përziejmë mirë deri sa të bashkohen me margarinën me anë të një luge.

Më pas masën me biskota e shtrojmë në tepsi me kallëp dhe në ndërkohë përgatisim fillin. Në një enë kuzhine shtojmë 400gr djathë mascarpone, 120gr sheqer, 200ml halta e ëmbël, kremi e biskotave oreo dhe i përziejmë mirë me mikser të gjitha së bashku deri sa të bëhet një masë homogjene.

Masën e fillit më pas e shtrojmë sipër biskotave që i kem shtruar më parë në tepsi, në fund shkrijmë 230gr çokollatë kuzhine me 1 filxhanë të kafes qumësht dhe ia hedhim ëmbëlsirës sipër fillit. Bëhet një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe e shpejt për tu gatuar. Ju bëftë mirë!

Na bëni Subscribe në Youtube