Ëmbëlsirë me dy përbërës

Përbërësit: 600ml krem të trashë (hopla), 400gr nutella.

Përgatitja: Në enën për mikser shtoni kremin dhe më pas 400gr nutella, përzieni në shpejtësi mesatare për 2-3min derisa të fitohet një masë e trashë çokollate.

Pastaj masën derdheni në një enë të thellë të rrumbullakët. Lëreni në ngrirës gjatë tërë natës ose për 6-8 orë në ngrirës e për një orë në frigorifer. Ju bëftë mirë!

Shikojeni videon e recetës më poshtë:

Ëmbëlsirë me dy përbërës by pergatitcom