Përbërësit: 4 lugë miell, 4 lugë sheqer, 4 lugë qumësht, 3 lugë kakao, 3 lugë vaj, 3 lugë copa çokollate,
një vezë, një sheqer vanilje.
Përgatitja: Fillimisht marrim një filxhan të madh kafeje dhe në të hedhim miellin, sheqerin dhe kakaon më pas e thyejmë vezën në një enë, e tundim dhe dy lugë i hedhim në filxhan.
E përziejmë përbërjen, i shtojmë qumështin dhe vajin. Më pas shtojmë vanilen dhe çokollatën, i përziejmë mirë. Pastaj e vendosim në mikrovalë për 3 minuta dhe kur të jetë gati e nxjerrim, i hedhim sheqer pluhur sipër për shije akoma më të mirë. Ju bëftë mirë!