Frigoriferi është padiskutim një ndër pajisjet elektroshtëpiake më të përdorura dhe më të dobishme në familjet shqiptare. Imagjinoni sa e vështirë ka qenë më parë për brezat e gjyshërve tanë që duhej të sajonin truke nga më të ndryshmet për të patur ushqime të freskëta.
Dikush përdorte qilarin e shtëpisë, të tjerë fusnin ushqimet nëpër gropa të mbushura me ujë etj. Kurse ne kemi avantazhin e të patur një pajisje që punon veç për ne.
Madje mund të themi që nuk e heqim asnjëherë nga priza, vetëm nëse ikim me pushime ose kur duam ta pastrojmë. Frigoriferi është vendi ku ne vazhdimisht mbajmë ushqimin dhe logjikisht, ai është i prirur të marrë erë në momentin kur këto ushqime qëndrojnë për një kohë të gjatë.
Nuk keni përse të rrini e ta pastroni çdo moment.Vendosni një ose më sfungjerë të papërdorur në sirtarin ku zakonisht mbani fruta dhe perime dhe do të merrni rezultate fantastike.
Ata do të thithin lagështinë e tepërt dhe do t’i ndihmojnë ushqimet të rezistojnë më shumë. Sapo të vini re se sfungjerët bëhen të lagësht mund t’i zëvendësoni me të tjera.