Përbërësit: 4 vezë, 8 lugë sheqer, 2 filxhana vaj, 2 filxhana qumësht, 8 lugë miell, 2 lugë kakao, 1 pluhur për pjekje (pecivë).
Për fillin: 300ml qumësht, 1 margarinë, 100gr sheqer pluhur, 1 sheqer vanilje, 250gr biskota të bluar (çfare të doni), për dekorim arra të bluara.
Përgatitja: Së pari marrim një enë kuzhine dhe shtojmë vezët me sheqerin, i rrahim me tel kuzhine ose mikser deri sa të shkrihet mirë sheqeri.
Më pas shtojmë 2 filxhana vaj, 2 filxhana qumësht, 2 lugë kakao i rrahim përsëri pak me tel kuzhine dhe në fund shtojmë 8 lugë miell dhe një pluhur për pjekje (pecivë).
Pasi masa të jetë gati e qesim në tepsi katrore dhe e pjekim në temperaturë 220 gradë C për 20-25 minuta. Ndërkohë e përgatisim fillin, në një enë kuzhine shtojmë margarinën, sheqerin pluhur, dhe sheqer vaniljen.
I rrahim me mikser, më pas shtojmë keksat dhe qumështin duke i përzier të gjitha së bashku mirë me lugë. Petën e pjekur e ndajmë në tri pjesë të barabarta, dhe e lyejm me kremi e përgatitur, sipër e dekoroni me arra të bluara.
Receta u mor nga maniakë të kuzhinës. Ju bëftë mirë!