Ëmbëlsirë me keksa të bluar

Përbërësit: 1 pako keksa të bluar (300 gram),1 litër qumësht, 2 pudinga me shije çokollate, 2 çokollata të kuzhines, 2 pako rrush të thatë, arra (të coptuara) masa sipas dëshirës,
50gr margarinë, 6 lugë sheqer, aromë vanile dhe rum. Për dekorim: 1 shllag me çokollatë, një akullore me shije banane dhe me copëza të çokollatës.

Përgatitja: Fillimisht i tretim pudingat me pak ujë të vakët, hedhim sheqerin dhe pasi të treten i hedhim në qumësht dhe i përziejmë në temperaturë të ulët ngadalë deri sa të trashen. Pastaj hedhim çokollatat dhe margarinën, më pas e ndalim temperaturën dhe shtojmë përbërësit tjerë me rend.

Më pas i përziejmë të gjitha së bashku dhe pasi masa të jetë gati, e vendosim në tepsi në formën e dëshiruar dhe e lëmë të ftohet. Fillojmë ta përgatisim glazuren për dekorim me 1 shllag pluhur, një akullore pluhur dhe 2 gota qumësht, i përziejmë përbërësit me mikser deri sa të trashet masa dhe ia hedhim sipër ëmbëlsirës dhe prap e vendosim në frigorifer për ftohje. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Dafina. Ju bëftë mirë!