Përbërësit: 1 vezë, 1 gotë e ujit qumësht i vakët, 1 gotë e ujit ujë të vakët, gjysmë gote e ujit vaj, 1 lugë e gjellës kripë, 1 lugë e mesme sheqer, 1 paket 7gr maje bukës (kvasac), miell deri të bëhet kulaçi.
Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë vezën, 1 gotë të ujit qumësht të vakët, gjysmë gote ujë, kripë dhe i përziejmë mirë me tel kuzhine deri sa të treten përbërësit. Më pas tek masa shtojmë 1 lugë të mesme sheqer, 7gr maja buke dhe e përziejmë përsëri masën me tel kuzhine ose me lugë.Pastaj tek masa shtojmë miellin dhe e përziejmë me lugë ose me dorë deri sa të formojmë një kulaç nga brumi. Më pas brumin e lëmë të pushojë për 40 minuta në enën që e kemi ngjeshur me duar ose përzier me lugë, pas 40 minutave e marrim brumin dhe formojmë përsëri kulaç (gjithsej 4 kulaçe) dhe i lëmë më pas përsëri të pushojnë për 20 minuta.Pasi ti vendosim kulaçet në tepsi (formën ua jepni si të dëshironi të gjata ose rrumbullake), sipër i lyejmë me të verdhën e vezës dhe më pas i fusim në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë C dhe i shikojmë vazhdimisht deri sa të piqen dhe më pas e ulim temperaturën. Bëhen shumë të buta dhe të shijshme. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Bejhane. Ju bëfshin mirë!