Përbërësit: 200ml qumësht i ngrohtë, 150ml ujë të vakët, 1 qese e vogël tharmë, 1 lugë e vogël sheqer, 150 jogurt të dendur, 1 vezë, 2 lugë të vogla kripë, 600gr miell dhe vaj për fërgim.
Shtojca për servim: djathë, mish i thatë, kaçkavall, kajmak. Gatimi: Në një enë përzieni qumështi, ujin, sheqerin, tharmin dhe lini 5 minuta. Shtoni jogurtin, vezën dhe miellin e përzier me kripë.
Në mikser shtojcat për brumë përzieni 7-8 minuta derisa të bëhet brumi i butë, i lëmuar dhe pak i ngjitur. Mbulojeni me një leckë të pastër dhe lëreni të bymehet. Brumin e bymyer qiteni në dërrasë në të cilën keni hedhur miell, përzieni dhe ndajeni në 8 gogla.
Në tavë qitni vaj aq sa të mbuloj fundin e tiganit. Çdo gogël rrotullojeni në 0,5 cm dhe piqeni në vaj disa minuta nga të dyja anët derisa të skuqen. Bashkë me këto pogaçe të buta servirni djathë të grimcuar dhe mish të thatë, kaçkavall apo kajmak.