Ëmbëlsirë me petë dhe puding vanilje

Përbërësit: 900ml qumësht, 3 pudingë vanilje, 6-7 lugë sheqer, 3 vezë, plus 3 lugë sheqer, 100ml vaj, 450gr petë të gatshme.

Sherbeti: 300ml ujë, 1 sheqer vanilje, 20 lugë sheqer, lëng limoni.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 900ml qumësht, 3 pudingë vanilje, 6-7 lugë sheqer i përziejmë mirë me tel kuzhine që të treten të gjithë përbërësit. Më pas e vendosim në zjarr dhe e ziejmë për 1 minutë duke e përzier vazhdimisht me tel kuzhine deri sa të bëhet një krem i trash.

Pasi kremi me pudingë të jetë gati, e largojmë nga zjarri dhe e lëmë me një anë që të ftohet. Më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë 3 vezë, 3 lugë sheqer dhe i përziejmë me tel kuzhine deri sa të treten dhe pastaj shtojmë 100ml vaj duke e përzier edhe për pak masën me tel kuzhine.

Më pas marrim 450gr petë të gatshme, fillimisht marrim një petë dhe e lyejmë sipër me masën me vezë, sheqer dhe vaj duke i bërë kështu bashkë tre petë dhe duke i lyer sipër siç e shikoni në video. Më pas në fillim të petës shtojmë masën nga kremi me pudingë vanilje dhe e mbështjellim petën në formë roleje.

Marrim një tepsi për ëmbëlsira në formë katrore e lyejmë me vaj, më pas shtojmë rolen e përgatitur më parë. Kështu vazhdojmë edhe me petët e tjera duke formuar edhe dy role të tjera dhe më pas i vendosim në tepsi, sipër petët i lyejmë me masën me vezë, sheqer dhe vaj që na ka mbetur më pas i fusim në furrë për pjekje.

I presim në copëza katrore fillimisht, më pas i pjekim në temperaturë 200 gradë C për 20 minuta. Ndërsa në një enë tjetër kuzhine (tenxhere) shtojmë 20 lugë sheqer, 1 sheqer vanilje, 300ml ujë, lëngun e një gjysmë limoni dhe e ziejmë sherbetin për 5 minuta.

Në fund ëmbëlsirës së nxehtë ia hedhim sipër sherbetin e ngrohtë, është një ëmbëlsirë që përgatitet shpejtë dhe ka një shije fantastike. Ju bëftë mirë!