Shtrumfeta

Përbërësit: 5 vezë, 5 filxhana të kafes sheqer, 3 filxhana qumësht, 3 filxhana vaj, 2 lugë të gjellës kakao, 13 lugë miell, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 1 pako kokos, 3 gota ujë, 3 filxhana sheqer, shllag për dekorim.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë vezët me 5 filxhana sheqer, i rrahim me mikser deri sa të treten mirë vezët dhe sheqeri më pas i hedhim 3 filxhana qumësht, 3 filxhana vaj, 2 lug kako i përziejmë përsëri mirë dhe krejt në fund shtojmë 13 lugë miell dhe 1 pluhur për pjekje (pecivë).

Pasi masa të jetë gati e hedhim në tepsi për ëmbëlsira dhe e fusim në furrë për pjekej, e pjekim në 200 gradë C për 20 deri 30 minuta por e shikojmë vazhdimisht me një rrëmojce se a është pjekur mjaftueshëm brumi.

Pasi të piqet e largojmë nga furra e lëmë për pak minuta të ftohet dhe me anë të një gote ndajmë rrumbullakë të vegjël. Pjesën që mbetet nga ndarja me gotë e marrim dhe e grimcojmë me duar, më pas ia hedhim 1 pako kokos, 3 gota ujë, 3 filxhana sheqer dhe e përziejmë mirë me lugë.

Më pas këtë masë e hedhim sipër rrumbullakëve që i kemi bërë me gotë, secilit rrumbullakë i shtojmë sipër nga kjo masë dhe krejt në fund i dekorojmë sipër me shllag. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Drita. Ju bëfshin mirë!