Përbërësit: 12 copa biskota, 1L qumësht, një gotë sheqer pluhur, 4 lugë të gjellës miell, 3 lugë të gjellës nisheste, një vanilje, një lugë të gjellës vaj vegjetal.
Për glazurën e portokallit: Një gotë lëng portokalli, një gotë ujë, një lugë të gjellës nisheste.
Përgatitja: Fillimisht biskotat i zhytni në qumësht, pastaj i rëndisni në një enë dhe më pas përbërësit që i kemi cekur më lartë një gotë sheqer pluhur, 4 lugë të gjellës miell, 3 lugë të gjellës nisheste, një vanilje dhe një lugë të gjellës vaj vegjetal i hidhni në një tigan dhe i përzieni derisa të bëhet një masë homogjene ose kremë për lyerje dhe e derdhni përmbi biskota.
Më pas një gotë lëng portokalli, një gotë ujë dhe një lugë të gjellës nisheste zieni për 10 minuta në temperaturë të ulët që të formojmë glazurën (sosin e portokallit), dhe më pas hidhni glazurë sipër ëmbëlsirës. Gjithashtu në fund ëmbëlsirën mund ta zbukuroni me copa të portokallit, dhe më pas e vendosni në frigorifer për ftohje. Ju bëftë mirë!