Përbërësit: 2 shega, 300ml lëng shege, 1 gotë e çajit sheqer, 3 lugë nisheste, kokos.
Përgatitja: Fillimisht marrim 2 shega i pastrojmë dhe i ndajmë në mes, më pas shegët i marrim dhe i shtrydhim në një aparat për fruta që tua nxjerrim lëngu tërësisht. Nga shegët e shtrydhura fitojmë 300ml lëng shege. Pasi lëngun e shegës e kemi gati, e marrim një enë kuzhine (tenxhere) e vendosim në zjarr dhe më pas në të shtojmë 300ml nga lëngu i shegës.
Më pas tek lëngu i shegës shtojmë 1 gotë të çajit sheqer, 3 lugë nisheste dhe e përziejmë masën me tel kuzhine vazhdimisht deri sa të trashet dhe të bëhet një masë kremoze. Pasi masa të trashet mirë, e largojmë nga zjarri dhe më pas marrim një enë tjetër kuzhine në formë katrore jo shumë e madhe ashtu siç e shikon në video dhe në të shtrojmë qese kuzhine.
Pastaj masën e përgatitur nga shega, pra kremin që e kemi fituar e shtojmë tek ena me qese duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e enës. Pasi e kemi vendosur masën e mbulojmë sipër me qese dhe e vendosim në frigorifer për ftohje për 1 orë.
Pasi të ftohet ëmbëlsira e largojmë nga ena dhe nga qesja, e shtrojmë në një enë tjetër dhe e presim me anë të një thike në kube të vogla pra në copëza të vogla katrore ashtu si në video. Më pas në një enë tjetër shtojmë një pako kokos, marrim copëzat e ëmbëlsirës dhe i zhysim në kokos të gjitha një nga një duke i rrotulluar nga të gjitha anët.
Pasi të jenë gati i shërbejmë, është një ëmbëlsirë me shije fantastike dhe përgatite shumë shpejtë por dhe nuk kërkon shumë përbërës. Ju bëftë mirë!