Tortë pa pjekje për 15 minuta

Kjo është një recetë me çokollatë dhe luleshtrydhe (dredhëza) që është absolutisht e mahnitshme. Është një recetë e lehtë që mund ta gatuani për vetëm 15 minuta dhe shija është përtej çdo përshkrimi.

pergatit.com sjell në shqip recetën dhe si ta gatuani këtë tortë të mahnitshme, e cila padyshim se do t’ju pëlqejë shumë juve dhe atyre që e provojnë atë.

Përbërësit: 330gr biskota Oreo (nëse nuk keni mund të përdorni biskota të tjera të bluara) 110 gr gjalpë të shkrirë.

Filli i çokollatës: 200gr nga çokollata Milka, 100gr çokollatë të zezë, Hopla (krem për tortë) dhe luleshtrydhe sa të doni (dredhëza).

Udhëzimet: Biskotat Oreo (ose të bluara) duhet të përzihen me gjalpin e shkrirë. Masën e krijuar shtrijeni në një tepsi dhe lëreni të ftohet deri në përgatitjen e fillit.

Hoplën (kremin për tortë) vendosni në tigan dhe pasi të ngrohet vendosni çokollatat dhe përzijni mirë. Pasi të formohet masa, shtrojeni në tepsi. Dredhëzat e lara vendosni si në videon e mëposhtme.

Për më shikojeni edhe videon e transmetuar në YouTube nga NO-BAKE DESSERTS: